Skuadra shkodrane sot u jep dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Laçin, takim i cili do të luhet nesër në orën 19:45 në “Loro Boriçi”.
Seanca e sotme pritet të jetë më shumë e një karakteri tekniko-taktik, ku stafi do të aplikojë skemat që do të përdoren gjatë ndeshjes.
Sa i përket formacionit, mësohet se trajneri Tomas Brdariç e ka thuajse të qartë se me çfarë skeme dhe grupi lojtarësh do ta nisë duelin me Laçin.
Nga ajo që është parë në seancat e kësaj jave, pritet që stafi t’i besojë sërish formacionit që triumfoi ndaj Kastriotit. Në këto kushte, Zogoviç do të jetë nga minuta e parë në portë dhe para tij do të jetë katërshja e mbrojtjes: Gurishta-Adili-Dianhe-Hakaj.
Treshja e mesfushës parashikohet të përbehet nga Krymi, Jonuzi dhe Mustedanagiç. Tredhëmbëshi i sulmit mendohet të formohet nga Aralica në majë dhe Hoxhaj me Latifin në krahë.
PANORAMASPORT.AL