Këtë të hënë në Tiranë u zhvillua takimi i parë i grupit te punës për implementimin e projektit për ndërtimin e urës mbi lumin Buna.
Si koordinator i grupit të punës nga Mali i Zi,Ilir Harasani bëri me dije në rrjetet sociale se së bashku me homologen nga qeveria e Shqipërisë-koordinatore për palën shqiptare Elira kokona si dhe kolegët e të dy palëve nga ministritë dhe drejtoritë kompetente, sot u dakortësuam për implementimin e projektit për ndërtimin e urës mbi lumin Buna. Projekti në fjalë do kushtojë rreth 20 milion euro (projekt i përgatitur nga pala shqiptare).
U ura do jetë e gjatë rreth 600 m, 17 m e gjërë dhe rreth 12 m e lartë.Do të ketë dy korsi, trotuar 1.5 m nga dy anët, korsi biçikletash 1.75 m nga dy anët, si dhe nga një korsi 1.5 m nga dyja anët për raste emergjente.Sot u fol dhe për lundrimin në lumin Buna, ku pritet intervenimi i palës shqiptare për eliminimin e barrierës që ndodhet tek ura në Bunë ,në hyrje të Shkodrës, e që pritet të zgjidhet brenda muajit të ardhshëm.