
Një lajm i trishtë ka mbërritur sonte nga Italia: ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare ish-portieri legjendar i Vllaznisë dhe futbollit shqiptar, Paulin Ndoja. Emër i shquar në historinë e sportit shkodran, ai mbetet një figurë e paharrueshme për dashamirët e futbollit.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në ditët në vijim në Shkodër, qyteti që ai e deshi aq shumë.
RealitetiPost i shpreh ngushëllime familjes.