Nderron jetë Haxhi Fejzi Zaganjori, Izmira Ulqinaku: Të nderuarin H. Fejzi Zaganjori, do ta kujtojmë gjithmonë për shembullin e tij

Një mëngjes i trishtë.

Haxhi Fejzi Zaganjori, veprimtari i zellshëm i Myftinisë Shkodër, njeriu i pajtimit, i paqes, i harmonisë, i vlerave qytetare, i mirësisë së besimit, ndërroi jetë mbrëmë.

Haxhi Fejzi Zaganjori ishte një aktivist i hershëm i Myftinisë Shkodër në fushën e pajtimit të gjaqeve dhe kontributet e tij në këtë drejtim janë të shumta dhe të suksesshme.

Ai ka hedhur dritë mbi rëndësinë që ka në Islam, mbrojtja dhe respektimi i jetës së njeriut dhe mbjellja e frymës së harmonisë dhe bashkëjetesës në mesin e shoqërisë.

Për të gjithë përkushtimin e tij ai është nderuar me titullin ‘Mirënjohja e Qytetit’

Të nderuarin H. Fejzi Zaganjori, do ta kujtojmë gjithmonë për shembullin e tij, për përkushtimin dhe punën e madhe, si dhe kontributin përherë në rritje për të mirën e Shkodrës dhe shkodranve!

Qoftë i Xhenetit! 🤲🏻

Izmira Ulqinaku Rusi