Ka ndërruar jetë në moshën 99-vjeçare e veja e diktatorit Enver Hoxha, Nexhmije Hoxha.
Nexhmije Hoxha Xhuglini njihet edhe për ndikimin që ka pasur në jetën politike gjatë kohës së regjimit komunist.
Hoxha ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Laprakë rreth orës 15:00 (26 shkurt).
Ilir Hoxha: Ia kushtoi jeten lirise
Djali i saj, Ilir Hoxha ka njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së tij.
“Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes. hidhërrim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99 vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.
Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj. Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.”
Homazhet dhe percjellja për në varrezat e Sharrës do të behet nga Funeral Home Alba 2000 (prane Medresesë) nga ora 9 deri 12 të datës 27 shkurt.
Në ditët pas varrimit, presin për ngushëllime në shtepine tonë, në Laprakë(pranë Sheshit Shqiponja.