Ndërron jetë babai i Hashim Thaçit…

Shpërndaje

Kosovë- Ditë zie në familjen Thaçi. Ka ndërruar jetë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Lajmi u konfirmua nga spitali  QKUK-së, për “Klan Kosova”. Thaçi ka qenë i shtruar në spital, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Vetëm disa ditë ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, vizitoi të atin e tij, pasi u lejua nga Haga.

Që nga nëntori i vitit 2020, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Hagë, pasi ndaj tij rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Shpërndaje