Gjashtëmbëdhjetë persona janë dëmtuar në Tiranë nga lëndët piroteknike gjatë festimeve të natës së ndërrimeve së viteve.
Të lënduarit nga lëndët piroteknike pas marrjes së mjekimit në spital, janë larguar për në banesë.
Ndërkaq, një 20-vjeçar është dëmtuar lehtë në këmbë në oborrin e banesës,në rrugën “Selaudin Zorba” dyshohet nga rënia e lirë e një plumbi.