
Ujësjellës Shkodër njofton qytetarët se, si pasojë e një defekti në rrjetin elektrik të Stacionit të Pompave në Dobraç, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Shkodrës. Edhe pse grupet e OSHEE dhe UK Shkodër po punojnë me intensitet për të riparuar defektin dhe rikthyer normalitetin sa më shpejt, mungesa e informacionit të hershëm dhe vonesat në zgjidhjen e këtyre problemeve janë shqetësuese për qytetarët. Kjo situatë tregon nevojën urgjente për përmirësimin e shërbimeve dhe koordinimin më të mirë për të shmangur pasojat për banorët.
Njoftimi:
Të nderuar qytetarë!
Si pasojë i një defekti një rrjetin elektrik në Stacionin e Pompave në Dobraç, ka ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Shkodrës.
Grupet e OSHEE dhe UK Shkodër, janë duke punuar me intensitet për të riparuar defektin dhe rikthyer normalitetin në furnizimin me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.