Ndahet nga jeta ish- kryetari i Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetor 1990” Luigj Curri…

Shpërndaje

Nuk ia doli të mposhtë sëmundjen e rëndë me të cilën përballej. Luigj Curri është ndarë nga jeta ditën e sotme, duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit, miqtë e të njohurit e shumtë jo vetëm në Shkodër por në mbarë Shqipërinë.

Luigj Curri ishte ndër nismëtarët e lëvizjeve demokratike në Shqipëri, bashkë me vëllezërit e familjarët e tij. Që në ditët e para ai u përfshi në strukturat e Partisë Demokratike, duke qenë në vite ndër mbështetësit e saj më të vendosur

Deri para katës viteve, ai mbante edhe pozicionin e kryetarit të Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetor 1990”, mjaft aktive dhe e mirënjohur në Shkodër por edhe më gjërë, si mbështetëse e prularizmit dhe e zhvillimeve demokratike në vend.

Luigj Curri ishte 72 vjeç dhe një personazh shumë aktiv deri kur u përball me sëmundjen e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht e humbi sot. RealitetiPost i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve e të njohurve të të ndjerit Luigj Curri.

Shpërndaje