Në këtë të premte të fundit të Ramazanit ku përkon edhe me rastin e Natës së Kadrit Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari nga Xhamia e Parrucës përcolli mesazhe për të gjithë besimtarët mysliman. Sytari u ndal edhe tek rëndësia e Natës së Kadrit.
Nata e Kadrit, është nata më e bekuar dhe më e begatë për çdo besimtar musliman. Sipas fesë islame, nata e Kadrit është nata në të cilën kanë zbritur ajetet e para të Kuranit.
Kur’ani filloi të shpallet në këtë natë, prandaj edhe quhet natë e bekuar.