Nard Ndoka mesazh Bashës: Hiqe “maskën e pandemisë” dhe tregoji vendin Ramës…

Shpërndaje

Kreu i PDK, Nard Ndoka i kërkon Lulzim Bashës që të heqë “maskën e pandemisë” dhe t’i tregojë vendin Edi Ramës. Rezervat për liderin e PD-së, aleati i zhgënjyer nga renditja në listën e qarkut Shkodër i ka shprehur në një postim në Facebook. Ndoka kërkoi nga Basha që të ashpërsohet.

Lulzim Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë shumë vonë. Si me shumë sportivitet e ka marrë këtë përballje Lulzim Basha!

Edi Rama shembi Kushtetutën, zhbëri Kodin Zgjedhor, hoqi kandidatët opozitare nga gara, po riorganizon bandat, ka filluar presionin kudo, oligarkët kanë hapur thasët, ndërsa Basha akoma nuk ka hequr “maskën e pandemisë” për të folur fort, qartë dhe guximshëm!

Qytetarët kërkojnë ndryshimin, rrotacioni është i sigurtë, Basha duhet t’i tregojë vendin Edi Ramës sot, sepse nesër do të jetë vonë për të gjithë, edhe për Shqipërinë” shkruan ai.

Shpërndaje