Myftiu: “Xhamia e Plumbit, gjurmë e trashëgimisë arnaute të arkitekturës osmane”

Shpërndaje

Paraditën e së mërkurës, më 18 mars 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, priti në ambientet e xhamisë së Plumbit, kryeministrin e Shqipërisë, ShTZ. Edi Rama.

Kryeministri Rama vizitoi xhaminë shekullore, simbol i rimëkëmbjes së vlerave islame tradicionale në Shqipëri, vendin ku 30 vite më parë, më 16 nëntor 1990, u zhvillua edhe ceremonia madhështore e të xhumasë së parë masive në Shqipërinë e drobitur nga ndalimi me ligj i fesë që në vitin 1967.

Myftiu e falënderoi kryeministrin Rama për vizitën dhe përpjekjen për restaurimin e shumëpritur të xhamisë së Plumbit, sikurse shprehu mirënjohjen dhe falënderimet e tij për presidentin e Turqisë, ShTZ. Rexhep Taip Erdogan për përkushtimin e shfaqur ndaj kësaj xhamie dhe qëllimit fisnik të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare për zbatimin e projektit, që pritet të jetë zgjidhje për problemin e përmbytjes së paevitueshme prej shumë dekadash të kësaj xhamie historike.

Myftiu theksoi se xhamia e Plumbit ka një veçori që e dallon nga shumë prej xhamive të vjetra të trashëgimisë islame të vendit, sepse është ndërtuar sipas arkitekturës arnaute të arkitekturës osmane, në gjurmët e shqiptarit arkitekt Sinani, me famë botërore për kontributet e tij të jashtëzakonshme.

I shoqëruar nga Myftiu i Shkodrës, kryeministri vizitoi edhe gjurmët e xhamisë së vjetër të Qafës, sikurse diskutuan rreth vlerave të mëdha që ka ky kompleks i trashëgimisë tonë islame.

Myftinia Shkodër, 18 mars 2021

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe E brendshme
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe E brendshme
May be an image of ambiente të jashtme dhe monument
May be an image of një ose më shumë njerëz, people standing dhe ambiente të jashtme
Shpërndaje