Myftiu vizitë në universitet/ Rektori Gjuraj dhe Sytari diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit…

Shpërndaje

Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Tonin Gjuraj  priti këtë të hënë në ambientet e zyrës së tij, Myftiun e Shkodrës, Imam Muhamed Sytarin.

Thelbi i vizitës ishte vlerësimi dhe kontributi në përhapjen e dijes dhe filantropisë nga ana e klerikëve përgjatë historisë në Shkodër.

Rektori evidentoi po ashtu edhe ndihmën që familjet shkodrane dhanë në strehimin e popullsisë hebreje në vitet e Luftës së Dytë Botërore.

Universiteti “Luigj Gurakuqi” është “pasaporta” e Shkodrës, u shpreh në fjalën e tij, Imam Muhamed Sytari.

Përfaqësuesit e dy institucioneve folën edhe për thellimin e bashkëpunimit mes tyre.

 Në përfundim të këtij takimi, Myftiu Sytari i dhuroi Rektorit Gjuraj një libër enciklopedi rreth fesë islame.

Shpërndaje