Myftiu Sytari: “Jetën jemi urdhëruar ta zhvillojmë, jo ta vrasim e ta shkatërrojmë!”

Shpërndaje

Myftiu: “Jetën jemi urdhëruar ta zhvillojmë, jo ta vrasim e ta shkatërrojmë!”

Paraditën e së hënës, më 28 qershor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në xhenazen e të riut jetim Musaen Zeneli, 20 vjeçarit, që humbi jetën në mënyrë tragjike një ditë më parë në tragjedinë e dhimbshme të Velipojës, ku katër persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Myftiu iu drejtua të pjesëmarrësve që kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre, duke theksuar se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë!

“Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty; nga statuset populiste e të pavlera, që vlerësohen më shumë se zemra e djegur e nënës tënde, që nuk do të gjejë më rehati, sa të ketë jetë!

Allahu të mëshiroftë e të pranoftë me butësinë e faljen e Tij, e ne na udhëzoftë se shumë larg kemi devijuar rrugën!”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij para faljes së namazit të xhenazes, që u dëshmua nga besimtarë të shumtë, imamë e drejtues të shoqatave bamirëse.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Shpërndaje