Myftiu takoi Kryetarin e Bashkisë Vau Dejës
Paraditën e së martës, më 21 mars 2023, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, zhvilloi një takim pune në Bashkinë Vau Dejës, ku u prit nga Kryetari i saj, Mark Babani me staf.
Gjatë bashkëbisedimit të ngrohtë, u diskutua rreth bashkëpunimit të përbashkët në interes të ruajtjes së vlerave dhe shenjtërive, si dhe mirëkuptimin në raport me tema me interes të përbashkët për të dy institucionet.
Myftiu Sytari e falënderoi Kryebashkiakun Babani për frymën e bashkëpunimit dhe uroi që falë kësaj fryme, projektet me vlerë për komunitetin të mos ngelen peng e asnjë burokracie, jashtë dëshirës dhe vullnetit të mirë të dy instutucioneve.
Myftinia Shkodër, 21 mars 2023.