Myftiu i Shkodrës: Mos e shpërdoroni ujin…

Shpërndaje

Nga hytbja në xhaminë e Parrucës myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që në këto ditë të nxehta të mos e shpërdorojnë ujin e pijshëm, teksa falenderoi arqipeshkvin e Shkodrës Angelo Massafra për shqetësimin e ngritur pak ditë më parë në autoritetet vendore për mungesën e ujit të pijshëm në zonën e ish fermentimit.

Ndërkohë myftiu Sytari tha se një zonë tjetër pa ujë të pijshëm është fshati Omaraj në Postribë, 14 km larg Shkodrës që jetojnë të izoluar dhe pa ujë. Komunitetet fetare në Shkodër prej ditësh po ngrenë shqetësimet e banorëve për mungesën e ujit të pijshëm dhe infrastrukturës.

Shpërndaje