Myftiu i Shkodrës mesazhe në konferencën e imamëve…

Shpërndaje

“Morali, virtytet dhe dinjiteti njerëzor në islam” është tema në konferencën e 11-të vjetore të imamëve, teologëve dhe thirrësve islam të Shkodrës. Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari duke folur për temën e moralit tha se ka zgjedhur këtë temë për shkak të fenomeneve negative që kanë mbuluar kudo shoqërinë tonë.

Myftiu i Shkodrës hodhi poshtë edhe disa pretendimeve të politikës mjerane siç e cilësoi ai duke thënë se nuk ka islam arab apo shqiptar.

Muslimani duhet që të jetë një njeri vetëm i moralshëm deklaroi myftiu Sytari në mesazhin e tij të fundit.

Gjatë konferencës së 11-të vjetore rrethe temës së moralit dhe dinjitetit njerëzor në islam referuan edhe imamët e xhamive të Shkodrës dhe teologë duke përcjellë mesazhe të rëndësishme për të pranishmit nën thënien e profetit Muhamed se: “Më i miri nga ju, është ai, që ka moralin më të mirë”.

Shpërndaje