Myftinia Shkodër shpërndan pako ushqimore për 60 familje në nevojë…

Shpërndaje

Myftinia Shkodër ka mundësuar shpërndarjen e ndihmave për 60 familje në nevojë në qytetin e Shkodrës. Përgjegjësi i myftinisë Arben Halluni gjatë shpërndarjes së këtyre ndihmave tek xhamia e “Dy Vajzave” në Shkodër tha se solidariteti dhe humanizmi është një thirrje e Zotit aq më tepër në prag të muajit të madhërueshëm të Ramazanit.

Përgjegjësi i myftinisë Halluni i bëri thirrje edhe bizneseve të tjera dhe kujtdo që kanë mundësi të ndihmojnë familjet në nevojë në qytetin e Shkodrës.

Edhe më përpara gjatë këtyre ditëve të vështira nga pandemia COVID-19 myftinia Shkodër i është gjendur pranë familjeve në nevojë duke i ndihmuar ata herë pas here me pako ushqimore.

Shpërndaje