Myftinia Shkoder vijon veprimatrine e shperndarjes se ndihmave per personat ne nevoje dhe ato me afetesi te kufizuar .
Diten e sotme ne kuader te muajit te shenjte te Ramazanit nga Myftinia jane shpërndare pako me ndihma ushqimore për personat e verber. Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, Arben Halluni theksoi se institucioni i Myftinisë Shkodër i ka përherë në vëmendje, shtresat ne nevoje ndersa kerkoi nje mbeshtetje me te madhe nga institucionete e tjera humanitare dhe biznesit. Nga ana tjetër, kryetari i shoqatës së te verbereve Hekuran kerciku shprehu falënderimet e përzemërta për këtë kontribut të Myftinisë Shkodër .Nderkohe Myftinia Shkoder ka vijuar diten e sotme shperndarjene pakove ushqimore per personat ne nevoje ne lagjen Liria dhe ne fshatin Omaraj.