Myftinia Shkodër dhe fondacioni “Mirënjohja” ndihmojnë banorët e përmbytur…

Shpërndaje

Myftinia Shkodër dhe fondacioni “Mirënjohja” ndihmojnë banorët e Rrushkullit

Pasditën e të martës, më 9 shkurt 2021, Myftinia Shkodër me mbështetjen e fondacionit “Mirënjohja” dhe Shtetit të Kuvajtit organizuan shpërndarjen e 50 pakove me ushqime dhe nga dy batanije për banorët e fshatit Rrushkull, të Njësisë Administrative Dajç, të prekur nga përmbytjet e fundit në zonën e NënShkodrës.

Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, teologu Arben Halluni para medieve tha se: “Duke marrë shkas nga kjo fatkeqësi natyrore, Myftinia Shkodër së bashku me partnerët e saja u solidarizuan përmes këtij akti human dhe bamirës për t’iu gjendur afër dhe ndihmuar banorët e kësaj zone si dhe për tua lehtësuar hallin e tyre social dhe ekonomik. Sikurse, ky solidaritet është edhe për të ngjallur tek ata shpresën se nuk janë vetëm dhe të braktisur në këto ditë të vështira përmbytjesh”.

Gjithashtu teologu Halluni, duke falënderuar fondacionin “Mirënjohja” dhe Shtetin e Kuvajtit u bëri thirrje të gjithë institucioneve, individëve dhe vullnetmirëve që të afrohen me ndihma dhe kontribute për këto banorë, të cilët siç edhe u shprehën, deri tani nuk kanë marrë asnjë lloj ndihme nga institucionet përgjegjëse”.

Myftinia Shkodër, 10 shkurt 2021

Shpërndaje