Muzikanti shkodran nderohet nga Presidenti Meta me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”…

Shpërndaje

Në mirënjohje të veprimtarisë dhe kontributeve të vyera e të gjithanshme artistike si këngëtar, muzikant, dirigjent orkestre dhe si një nga kompozitorët më të shquar të muzikës klasike dhe asaj të bazuar në motivet tradicionale shqiptare, pata sot kënaqësinë e veçantë të nderoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, artistin e mirënjohur David Tukiçi.

Ambasador i shkëlqyer i artit shqiptar, fitues i dhjetra çmimeve dhe vlerësimeve ndërkombëtare, veçanërisht në Itali ku dhe është nderuar nga Presidenti Scalfaro me Titullin ‘Qytetaria Italiane’ për kontributin e dhënë në përhapjen e kulturës muzikore, Maestro Tukiçi vijon ende të japë një ndihmesë të palodhur jo vetëm për konservimin e vlerave kombëtare artistike por edhe për frymën e re europiane, që ka futur në muzikën shqiptare.

I urova sukesese të mëtejshme në krijimtarinë e tij i bindur se ky vlerësim do ta inkurajojë atë dhe brezin e rinj të muzikantëve shqiptarë drejt arritjeve të reja”, shkruan Presidenti Meta.

Shpërndaje