Muzeu Historik i Shkodrës interes të lartë/ Parmeza: Risi këtë vit është rritja e numrit të turistëve vendas…

Shpërndaje

Numri i vizitorëve në Muzeun Historik të Shkodrës, “Oso Kuka” flet për një sezon të mirë turistik bashkë me muzeun e kalasë “Rozafa”. Që në fillim të këtij viti, dy muzetë janë vizituar nga 3000 turistë vendas dhe të huaj që duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e një qyteti të lashtë si Shkodra .

Risi për këtë vit ende pa nisur zyrtarisht sezoni, rritja e interesit të turistëve vendas shprehet përgjegjësi i muzeut “Oso Kuka”, Sokol Parmeza.

Muzeu Historik i Shkodrës është një muze lokal dhe bën pjesë në rrjetin e institucioneve kulturore në varësi të Bashkisë së qytetit. Muzeu sherben edhe si institucion studimor për të rinjtë, por edhe pedagogët mbi ngjarje apo zhvillime të ndryshme historike.

Shpërndaje