Ushqimet që shiten në rrugë dhe ushqimet e injektuara me pesticide, mbeten një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve, të cilët janë të detyruar ti konsumojnë këto produkte.
Rrugëve të qytetit të Shkodrës vërehet se shitës ambulantë, të cilët në trotuare, tregtojnë perime apo fruta të ndryshme jashtë çdo kushti higjeno sanitare.
Të pyetur nga RTSH Shkodra qytetarët shprehen mjaft të shqetësuar për këtë fakt.Rreziku i ushqimeve që shiten në rrugë dhe qytetarët shpeshherë detyrohen ti blejnë, është i pranishëm gjatë gjithë vitit, por gjatë periudhës kur temperaturat janë të larta kjo situata bëhet më problematike.