Mungojnë shërbimet publike në lagjen “Partizani”/ Banorët: Nuk kemi kazanë mbeturinash dhe rruga është e amortizuar…

Shpërndaje

Është jo më shumë se 250 metër rrugë por që e ka vështirësuar lëvizjen për banorët e lagjes “Partizani” në Shkodër, qoftë në kohë me shi kur gropat mbushen me ujë edhe në kohë vere kur pluhuri mbizotëron në lagje. Ndërkohë mungesa e kazanëve të mbeturinave është një tjetër shqetësim disavjecar me të cilin përballen rreth 200 familje në këtë lagje, jo më shumë se 1 kilometër nga qendra e qytetit.

Ata detyrohen të ecin në këmbë disa minuta deri në rrugën kryesore për të tretur mbeturinat nëpër kazanë ku pjesën më të madhe i gjen jashtë tyre.Disa herë gjatë vitit, shumë familje të kësaj zone kontribuojnë në forma vullnetare apo monetare për të mirëmbajtur rrugët ne lagjen Partizani. Edhe pse disa herë është parashikuar në projekt buxhetet e bashkisë për rikonstruksin deri tani kjo rrugë nuk ka njohur as ndërhyrjen më të vogël.

Shpërndaje