Teuta po rezulton “macja e zezë” për ekipet që pretendojnë titullin kampion në Kategorinë Superiore.
Pasi ndali Kukësin në “Niko Dovana”, durrsakët bëjnë surprizën e radhës, duke fituar në kryeqytet ndaj Partizanit. Në përfundim të sfidës trajneri Edi Martini u shpreh se stadiumi “Selman Stërmasi” i sjell gjithmonë fat.
Çfarë ndjesie ju jep një triumf ndaj Partizanit në kryeqytet?
Kam fituar 2-1 dhe më përpara si trajner i Teutës, ndaj mund të them se ky stadium më sjell fat. Megjithatë duhet të rritemi dhe të vazhdojmë të luajmë me përqendrim. E kishim parë Partizanin dhe e dija që do të ndjenin presionin e humbjes në derbi, megjithatë u thashë djemve të bënin kujdes kur dalin para.
Sa i kënaqur jeni me lojën e skuadrës sot?
Kemi sakrifikuar pak më tepër. Kallaku na ndihmoi në fazën mbrojtëse. Vilës dhe Aleksit u thashë të mbyllemi nga krahët. Sakrifikuam shumë me ta në mbrojtje. Kemi bërë që Kallaku të jemi më përpara. Kjo na eci mjaft mirë. Shpresoj të vazhdoj kështu.