Muaji i Ramazanit, myftiu i Shkodrës: Nuk e prish agjërimin injektimi i vaksinës…

Shpërndaje

Myftiu i Shkodrës, Muhamet Sytari sqaroi në Euronews Albania se gjatë muajit të Ramazanit lejohet injektimi i dozave të vaksinave anti-COVID.

“Patjetër, vaksinimi apo llojet e injeksioneve që nuk konsiderohen si ushqyese për organizmin janë të lejuara dhe nuk ka asgjë në përdorimin apo aplikimin e tyre”, u shpreh myftiu i Shkodrës.

“Nuk e prish agjërimin injektimi i vaksinave të ndryshme”, shtoi me tej myftiu.

Ai theksoi se të gjithë besimtarët e sëmurë apo ata që kanë nevojë për ndërhyrje janë të justifikuar nëse nuk agjërojnë gjatë muajit të shenjtë.

“Nëse ka të sëmurë, çfarëdolloj moshe që të jenë të moshuarit në veçanti apo njerëz të ndryshëm, që kanë sëmundje të pashërueshme, sëmundje që lidhen me lëngata të sheshta, që kanë nevojë për ndërhyre, pra që prishin sado pak atë rregullin, atë disiplinën e agjërimit të qëndruar pa ngrënë dhe pa pirë në këtë rast konkret, patjetër që ata janë të justifikuar dhe ka rregulla të caktuara për këto grupe njerëzish”, përfundoi myftiu.

Shpërndaje