Mozaiku i punuar nga të rinjtë shkodranë/Puna për ndërtimin e tij, pjesë e një programi edukues të Galerisë së Arteve…

Shpërndaje

Prej pesë ditësh disa të rinj shkodranë punuan pandalur në mjediset e Galerisë së Arteve të Shkodrës për ndërtimin e një mozaiku me elementë artistikë, pjesë e një programi edukues të iniciuar nga vetë Galeria në bashkëpunim me specialistin e DRTK Shkodër Petrit Bilalin.

Ky i fundit shprehet se të rinjtë jo vetëm morën njohuri rreth historikut dhe llojeve të mozaikëve por puna me ta u përqendrua në teknikat e ndërtimit të tij, kompozimin por edhe aspektin restaurues.

Nga ana e tyre, të rinjtë vlerësojnë këtë mundësi që u është dhënë duke e parë si pjesë të perspektivës që do t’i vlejë në jetën e tyre.Drejtori i Galerisë Fatmir Juka thotë se mozaiku prej qeramike i punuar nga të rinjtë do të vendoset në një hapësirë publike.Në Galerinë e Arteve janë zhvilluar edhe më herët programe të tilla edukimi të lidhura me aspekte të ndryshme të punës artistike si ato për poçerinë, filmat e animuar, kolazhin etj.

Shpërndaje