Pas tre muajsh të ngujuar, shoqata e motorrëve Steelwings ndër më të njohurat jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan zgjodhi që udhëtimin e parë pas bllokimit nga pandemia e COVID-19 ta bëjnë në qytetin e Shkodrës.
Dhjetra motorristë nga vende të ndryshme të Shqipërisë u blodhën duke udhëtuar drejt Shkodrës. Shkëlqim Demirxhiu, pjesë e shoqatës Steelëings thotë se motorrët kanë qëndruar në heshtje dhe për ta ka qenë e vështirë.
Elton Lila, motorist nga Vlora i bën thirrje gjithë të apasionuarve në qytetin e Shkodrës që të promovojnë vlera natyrore, historike dhe kulturore të Shkodrës por edhe zonave të tjera përmes xhirove me motor.
Shoqata “Steelwings” çdo vit është organizuar duke bërë ture të gjatë brenda por edhe jashtë Shqipërisë duke promovuar shumë qytete dhe zona turistike.