MOTI I KEQ NË SHKODËR SHEMB URËN, BLLOKOHET RRUGA DREJT NDËRLYSËS…

Shpërndaje

Uji vershon ne rruget e Thethit. Reshjet e orëve të fundit dhe moti i keq ka shkaktuar probleme ne zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Si pasojë e prurjeve të përrenjve në zonë për shkak të reshjeve të shumta është dëmtuar ura që lidh fshatin Theth me fshatin e Ndërlysaj.

Shkak për këtë situatë është bërë fryrja e lumit të Thethit, i cili ka shkatërruar edhe urën që shërbente për lidhjen e dy zonave.

Aktualisht është i pamundur aksesi i banorëve nga Thethi ne Ndërlyse.

Shpërndaje