Mos firmosja e rrogave për Bashkinë Shkodër, reagon Prefekti Çesk Millja

Shpërndaje

SQARIM

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkoder duke u nisur nga deziformimi që po behet në rrjetet sociale lidhur me vonesat në konfirmimin e shprehjes së ligjshmësisë së akteteve të Njësive të Vetqeverisjes Vendore sqaron :
se Institucioni i Prefektit Qarkut Shkoder vazhdon punën normalisht mbi bazën e legjislacionin në fuqi ( ligjin për Prefektin, aktet e tjera ligjore dhe nen/ligjore si dhe Rregullores së Brendshme të Institucionit të Prefektit Qarkut Shkoder) .

Nuk ka asnjë vonese ose zvarritje të konfirmimit të akteve, pasi konfirmimi behet sipas delegimit te kompetences, (në mungesë) nga Sekretari i Përgjithshëm.

Ashtu si deri më sot Institucioni i Prefektit do të bashkëpunoje me të gjitha institucionet dhe njesite e vetqeverisjes vendore për zbatimin e detyrimeve ligjore.

Po kështu sqarojmë se ne Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkoder nuk ka asnjë akt te NJQV që ti ketë kaluar afati i shqyrtimit.

Duke iu falenderuar për mirëkuptimin,

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkoder.

Shpërndaje