Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta janë përfshirë përsëri në një debat në distancë.
Pas reagimit të Ramës, presidenti ka reaguar në “Facebook”, ku teksa poston një video të një deklarate të bërë nga kryeministri disa vite më parë, e falënderon atë për fjalët që ka thënë.
” Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti! Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin”, shkruan Meta.
Statusi:
Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër.
E di vetë ti!
Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!
Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani!
Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët