Monumenti i rrallë natyror i Shkodrës/ Çinari i Hoxhë Dheut gëzon statusin Monument Kulture prej vitit 1973…

Shpërndaje

Rruga “Oso Kuka” në Shkodër ndodhet pranë qendrës së qytetit dhe në të gjenden objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore si Muzeu Historik por edhe monumenti i rrallë natyror, Çinari i Hoxhë Dheut. Lartësia prej 20 m e këtij rrapi, me një perimetër trungu 572 cm , si dhe gjendja shumë e mirë e bëjnë atë një pikë çlodhëse dhe tërheqëse.

Çinari është mbi 200 vjeçar dhe për nga vlerat historike ai mban statusin Monument Kulture (Kategoria I) që prej vitit 1973. Ky rrap shekullor mban emrin e një bamirësi dhe pajtuesi të gjaqeve.

Çinari i Hoxhë Dheut nuk ishte i vetmi në Shkodër,  ndërkohë që ata shërbenin në qytet si oaze ku zhvilloheshin kuvende të ndryshme.

Çinari i Hoxhë Dheut do të shërbente edhe si vend rekrutimi i vullnetarëve në mbrojtje të Ulqinit, Plavës e Grudës nën komandën e Lidhjes së Prizrenit.

Shpërndaje