Mjeku këshilla qytetarëve: Kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg

Shpërndaje

Mjeku i njohur pranë shërbimit infektiv në QSUT, Pëllumb Pipero pohoi se koronavirusi është më i lehtë të parandalohet se sa të kurohet.  Ai shtoi se për ta parandaluar nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve.

Pipero iu bëri thirrje qytetarëve që të kufizojnë daljet nga shtëpia dhe të ruajnë distancat me njëri-tjetrin. Mes të tjerash, mjeku theksoi se nuk duhet të frikësoheni, pasi paniku është aleati më i mirë i virusit.

“Kemi komunikuar çdo ditë dhe prapë do të komunikojmë për shkak se epidemia e shkaktuar nga koronavirusi po prek pothuajse gjithë botën, na preku edhe ne. Kemi nënvizuar disa herë se sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, e kemi më të lehtë ta parandalojmë sesa ta kurojmë dhe për t’a parandaluar duhet doemos mirëkuptimi juaj, duhet mbështetja juaj. Mbroni veten, duke mbrojtur veten mbroni edhe të tjerët, na mbroni edhe ne. Madje na mbroni, t’iu japim më shumë ndihmë atyre që sot më shumë se kurrë, kanë nevojë për ne. Jo frikë, jo panik. Paniku është aleati më i mirë i virusit, kujdesi është aleati ynë. Mjafton të kufizoni lëvizjet dhe virusi rri larg, mjafton të kufizoni kontaktet dhe virusin e mbani larg. Mos harroni të lani duart sa më shpesh me ujë dhe sapun. Së bashku ia dalim, së bashku ne e mundim këtë epidemi”, tha Pipero.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/286303355684193/
Shpërndaje