Mjeku i njohur: Super lajm! Oxford gjen mjekimin e parë kundër COVID-19, ilaçi ndodhet edhe në Shqipëri

Shpërndaje

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, jep lajmin e mirë se Universiteti i Oxfordit ka gjetur mjekimin e parë që përmirëson mbijetesën e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Mjeku shkruan në “Facebook” se medikamenti është deksametazoni, i cili ndodhet edhe në Shqipëri, dhe që ul me 33% vdekshmërinë te pacientët e intubuar.

Mesazhi i mjekut Alimehmeti:

Super lajm i mire miqte e mi! Studimi RECOVERY i Universitetit te Oxfordit gjen mjekimin e pare qe permireson mbijetesen te pacientet me COVID-19.

Medikamenti eshte DEKSAMETAZONI!

Deksametazoni eshte nje mjekim i kudondodhur, edhe ne Shqiperi, dhe shume i lire. Sa eshte perfitimi? Pasi u studian plot 6.425 paciente ne 175 spitale te ndryshme u gjet se:

Ulet me 33% vdekshmeria te pacientet e intubuar!

Ulet me 20% vdekshmeria te pacientet ne terapi intensive jo te intubuar!

Shpetohet 1 jete plus per çdo 8 paciente te intubuar dhe te trajtuar me deksametazon!

Shpetohet 1 jete plus per çdo 25 paciente nen oksigjen te trajtuar me deksametazon!

Super super lajm!

Shpërndaje