Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë me ndjekësit në një postim në Facebook.
Ai ka paraqitur rezultatet e një studimi, që sipas tij vërteton se COVID-19 dhe variantet e reja të koronavirusit neutralizohen nga gjaku i pacientëve të sëmurë, atyre që e kanë kaluar infeksionin dhe nga gjaku i personave të vaksinuar me “Pfizer” apo ‘Moderna”.
“Tjeter lajm i mire mbi aftesine e imunitetit natyror dhe te vaksinave me mARN per te neutralizuar variantet e reja te SARS-CoV-2. Studiuesit e Emory University (SHBA) studiuan aftesine e neutralizimit te varianteve te reja nga:
gjaku i pacienteve te semure
gjaku i personave qe e kane kaluar infeksionin, dhe
gjaku i personave te vaksinuar me Moderna ose Pfizer.
Rezultatet treguan se te gjitha mostrat neutralizonin:
variantin e Ëuhanit
variantin D614G (klasik)
variantin Britanik
variantin Kalifornian.
Pra, miqte e mi:
Nese e keni kaluar infeksionin mos u shqetesoni nga variantet e reja.
Nese nuk e keni kaluar, vaksinohuni sapo te keni mundesi” shkruan ai.