Mjeku Edvin Prifti tregon kush është krijuesi dhe projektuesi i COVID 19…

Shpërndaje

Ka ndodhur shpesh here qe e verteta te fshihet, qe ata qe e kane mbrojtur ate te shtypen, te vriten apo te prosvalden, shpesh here edhe te injorohen por ne fund ajo eshte aq kokeforte sa triumfon mbi cdo intrige apo injorance.

Tashme ai virus qe e njohim si Sarscov2 dhe qe shkaktoi Covid19 ka nje emer krijuesi/projektuesi dhe ky eshte Peter Daszak, djali i nje nazisti ukrainas ne Luften e dyte boterore, Bohdan Dayshak ose Daszak, sot president i EchoHealth Alliance apo sic konsiderohet ne mediat amerikane si PROFETI I PURGATORIT. Mbase origjina e familjes sdo te thote gje, ose mbase eshte gjithshka!?

Tashme e verteta e cila po behet cdo dite dhe me lakuriqe ka vertetuar qe ky individ se bashku me kolege te tij ne New York dhe Wuhan projektuan ne vitin 2018 virusin ne fjale dhe per krijimin e tij paraqiten projektin Deffuse ne DARPA ( Defence Advance Research Projects Agency) ne vitin 2017. Projekti sikurse tashme eshte vertetuar kishte te bente me krijimin e nje koronavirusi kimerik nepermjet inxhinierise gjenetike i cili te kishte te shtuar segmentin e furines per ta bere patogen per njeriun dhe me pas efikasiteti i tij te vleresohej tek minjte transgjenik te cilat jane minj te prodhuar me gene njerezore, e perkthyer ndryshe i njejti virus si Sarscov2. Ky projekt nuk u aprovua nga Darpa ne 2018.

Peter Daszak ne seancen degjimore ne Maj 2024 e pranon kete ne senatin amerikan. Ai gjithashtu e pranon publikisht autoresine mbi projektin Deffuse pavaresisht se nuk pranon ngjarjet e metejshme. Fatmiresisht administrata Biden me nje urdher ekzekutiv ne date 22 maj 2024 ka nderprere cdo financim te EchoHealth Alliance.
Senati amerikan pas investigimit del ne konkluzion qe pandemia u shkaktua nga fakti qe Daszak e beri koronavirusin me te transmetueshem por jo me vdekjeprures?!

Gjithesesi ajo cka dime dhe konfirmuar eshte ideatori dhe projektuesi i ketij virusinqe do te behej ne menyre artificiale te pakten qe nga viti 2018, aplikimi i ketij projekti ne Wuhan, edhe pse nuk dihet akoma dhe mbase asnjehere sdo te dihet procesi teknologjik pasi jane gjetur emaile te peter daszak ku kerkonte qe cdo material mbi shtamet e prodhuara artificialisht te koronavirusit ne Wuhan te zhdukeshin dhe ne te vertete asnje prej tyre nuk u gjet kur misioni i OBSH u dergua ne Wuhan per verifikime dhe kur per cudi kryetari i misionit ishte po Peter Daszak. Aq i madh ka qene kompromentimi shkencor sa edhe revista me e rendesishme shkencore The Lancet do te publikonte ne 2020 nje artikull te Peter Daszak mbi origjinen natyrore te Covid19. Qesharake dhe e dhimbshme!

Sot agjensite shteterore amerikane kane vendosur te veprojne ndaj ketij njeriu qe ne shtypin amerikan konsiderohet si eko-fashisti i shekullit XXI. Po Peter Daszak shkruante qe ne vitin 2016 per “DiseaseX” ose semundja X e njejte me Covid19.

Edhe pse cfare eshte vertetuar eshte konform me
dijet tona qe ne fillim te pandemise, me kujtohen ata individe, media institucione ne Shqiperi dhe ne gjithe boten te cilet ne menyre histerike deklaronin me papergjegjshmerine me te madhe te kunderten. Sigurisht nje bote e tille qe sdegjonte me zerin e shkences por te populizmit do te perfundonte ne nje histeri akoma dhe me te madhe ate te vaksinimit planetar, ku tashme shkencetaret e gjithe botes po evidentojne dite pas dite rritjen e vdekshmerise ne vendet e zhvilluara ne menyre te pashpjegueshme pas prillit 2021 pikerisht pasi filloi vaksinimi. Studimi i fundit ne British Medical Journal ne qershor 2024 analizon pikerisht “excess death” ose rritjen e vdekshmerise pas Covid19.

Keto te reja te maj qershor 2024 tregojne qe e verteta po vjen ne siperfaqe dhe qe njerezimi po reagon dhe po ashtu edhe ata qe e drejtojne po reflektojne dhe veprojne ne konseguence. Historia ne te ardhmen do e shenoje kete ngjarje dhe do i bashkangjise emrat e atyre dhjetra shkencetareve qe u eliminuan, ekzekutuan, u vetrane, vdiqen ne rrethana misterioze apo u burgosen vetem sepse u perpoqen per te verteten dhe per te zbuluar kuren dhe mjekimin e duhur per Covid19, por do te mbarte edhe emrat e atyre qe e krijuan, e ideuan dhe projektuan dhe persekutuan kedo tjeter! Dhe ne fund cdo njeri do beje llogarite se ne cilen ane te barrikades per jeten e njeriut u ndodh! Cdo gje te cilen ia beme me dije publikut shqiptar dhe me gjere ne vitin 2020 tashme po del ne driten e diellit.

Shpërndaje