Mjekja e konfirmon nga Muriqani: I prekuri me koronavirus nuk u kontrollua në kufi, hyri në Shqipëri më 26 shkurt

Shpërndaje

Mjekja Dhurata Hysi ka deklaruar nga pika kufitare e Muriqanit se 28-vjeçari shqiptar i prekur me koronavirus ka hyrë në Shqipëri më 26 shkurt, pa u kontrolluar.

Duke folur për mediat nga pika kufitare, mjekja sqaroi se i riu është futur në kufi pa u kontrolluar, për shkak se vinte nga Firence, e cila ishte një zonë e paprekur ende nga virusi vdekjeprurës në Itali.

“Djali hyri më datë 26, në orën 00:40 të natës. Nuk është kontrolluar, pasi Firence nuk ka qenë në zonën e kuqe, nuk ka pasur asnjë rast të konfirmuar atje. Ne kishim prioritet zonat e prekura në Itali dhe Kinë. Ka ditë që kontrollohen të gjithë personat nga Italia, por pas datës 26, më parë vetëm ata që vinin nga zonat e prekura. Nuk di ç’të them për të atin. Lista është vetëm djali. Qytetarët që vijnë në kufi nuk kanë maska, vetëm një italian kishte.

Listat me të prekur në Itali ndryshonin nga dita në ditë, ndaj ne e kemi marrë vetë informacionin. Në fazën fillestare nuk kuptohet virusi te qytetarët. Është e rëndësishme vetëkarantimi, të gjithë personat për t’u ruajtur duhet të qëndrojnë në shtëpi. Virusi transmetohet te të tjerët”, tha mjekja.

Shpërndaje