MITET SERBE PËR KOSOVËN DHE PËRKUNDJA E TYRE NË RRËFIMIN PUBLIK SHQIPTAR…

Shpërndaje

Nga Dr. Ardian Muhaj

Kisha serbe ka qenë një strehë e ngrohtë e gatitjes së paranojës revanshiste serbe ndaj fqinjëve që në shek. XIX dhe vazhdon të luajë rol parësor në frymëzimin e idesë së hakmarrjes për humbjen e Kosovës dhe çlirimin e saj të plotë nga “turqit” dhe, më pas, në shek. XX, nga shqiptarët…. Mitet serbe për Kosovën janë tashmë temë e debatuar në qarqet e diskutimit publik shqiptar. Mirëpo, prania e tyre si temë debati apo diskutimi nuk garanton trajtimin e tyre ashtu sikurse do të duhej dhe sikur e meritojnë. Në fakt, problematika e pranisë së miteve serbe jo vetëm në debatin tonë publik, por edhe përbrendësimi i tyre në nënvetëdijen tonë, është i tillë dhe në përmasa të tilla që depërtimi dhe gangrenizimi i këtyre miteve në organizmin tonë të mendimit ka marrë përmasa që është e paktë të konsiderohen shqetësuese. Përgjigja jonë ndaj miteve të tyre të njohura dhe ndaj mutacioneve të tyre në ligjërimin tonë akademik e publik ka qenë e pamjaftueshme për të ndalur rrjedhën e këtij depërtimi dhe mutacioni të vazhdueshëm.

Theksimi i rëndësisë së kësaj çështjeje në studimet shqiptare dhe në ligjërimin publik është i domosdoshëm, duke qenë se këto mite shërbejnë jo vetëm si paradigma historike, por sepse kanë frymëzuar dhe legjitimuar gjenocidin serb mbi shqiptarët. Këto mite mbeten ende mite funksionale, pasi situata aktuale politike ndikohet prej tyre. Duke sfiduar këto mite, mund të krijojmë një kuptim më të saktë të historisë dhe të parandalojmë përdorimin e mëtejshëm të tyre si instrumente të manipulimit politik në dëm të shqiptarëve.

Ajo që bie në sy në strukturën e mitologjisë politike serbe, në përgjithësi, është se Kosova zë vend qendror si hapësirë gjeografike, edhe pse mitologjia politike serbe është më e gjerë dhe i prek sidomos shqiptarët në përgjithësi. (shkrimi i plote ne vazhdim dhe ne revisten Revista Shenja Shkup)

Shpërndaje