Mirupafshim diell! Moti bën kthesën e fortë nga nesër

Shpërndaje

Prej disa ditësh, dimri po ndihet si pranverë për shkak të diellit të fortë dhe temperaturave relativisht të ngrohta për periudhën e dimrit që jemi.

Por si duket kjo s’do zgjasë për shumë ditë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E shtune, 25 Janar 2020

Gadishulli Iberik dhe Ballkani Perendimor do te jene me vranesira dhe reshje shiu.

Gjithashtu Veriu dhe Lindja e kontinentit MBETEN me vranesira te shumta dhe reshje debore. NDERSA ne kushte te qendrueshme atmosferike PARAQITET pjesa tjeter e kontinentit.

Shqipëria

Moti – E shtune, 25 Janar 2020

Sipas MeteoAlb: Pjesa e pare e dites do te jete me kthjelime dhe vranesira te lehta, te cilat shtohen gjate oreve te pasdites dhe mbremjes duke sjell reshje shiu te izoluara ne vend. Ndersa ne zonat e thella malore do te kete shfaqje te debores.

Temperaturat e ajrit do te rriten ne mengjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -3°C në 17°C.

Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzimi 4 balle.

Rajoni dhe Europa

Moti – E diel, 26 Janar 2020

Europa Jugperendimore do te jete me kthjellime dhe vranesira te lehta. NDERSA pjesa me e madhe e Europes PARAQITET me vranesira te shumta dhe reshje shiu. POR me vranesira te dendura dhe reshje debore MBETEN Veriu dhe Lindja e Europes.

Shqipëria

Moti – E diel, 26 Janar 2020

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do te jete ne ndikimin e vranesirave te shumta te cilat do te sjellin reshje ne vend, KU ne pjesen me te madhe do te jene reshje shiu. NDERSA ne zonat malore parashikohet te kete reshje te pakta debore.

Temperaturat e ajrit do te rriten ne mengjes, POR MBETEN te pandryshuara ne mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -2°C në 17°C.

Era do fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në det dallgëzimi 4 balle.

Shpërndaje