Nga 1 korriku rriten pagat për punonjësit e administratës shtetërore publike. Paga mesatare do të arrijë në 105 mijë lekë. Lajmi u bë me dije nga Ministri i Ekonomisë Ervin Mete, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Kostoja e përllogaritur për 6 mujorin e dytë, sikurse njoftoi Mete, arrin shifrën e 1 miliardë lekëve, ndërsa në total për vitin 2025 arrin koston e 40 miliardë lekësh.
Mete bëri me dije ndërkaq se do të aplikohet çdo dy vite indeksimi i të ghitha pagave në administratën shtetërore.
“Miratuam vendimet specifike që detajojnë rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e parashikuara në buxhetin e këtij viti.
avancojmë fazën e dytë të politikës së rritjes së pagave e cila nisi në 2023 dhe përfitojnë 135 mijë punonjës të administratës shtetërore publike.
Paga mesatare arrin në 105 mijë lekë. pagat e rritura fillojnë të aplikohet nga 1 korriku me një kosto të përllogaritur prej 1 mld lekësh për 6 mujorin e dytë të 2024-ës dhe kosto totale buxhetore rreth 40 mld lekësh duke filluar nga 2025.
Përfitojnë:
Punonjësit e sistemit arsimor para universitar; shëndetësore; të sigurisë së vendit; policia e burgjeve; garda; FA; mbrojta nga zjarri; punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.
Parashikohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike i cili do realizohet në vazhdimësi për çdo 2 vjet, dhe siguron që rritja e pagave të jetë vijuese me normën e inflacionit”, njoftoi Mete.