Miratohet projekti kërkimor–shkencor për Luginën e poshtme të Drinit, Komanit dhe Sardës…

Në zonën e Sardës do të vijohen punimet në pjesën e sipërme të qytetit, duke përfshirë kishën, ku kanë filluar gërmimet një vit më parë
Shpërndaje

Çdo ditë e më tepër del në dritë pasuria arkeologjike e Luginës së poshtme të Drinit, Komanit dhe Sardës.

🏛️ Në mbledhjen e saj më të fundit Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore miratoi projektin kërkimor–shkencor për këtë hapësirë.

Projekti synon vazhdimin e gërmimeve në nekropolin qëndror të Komanit, një prej varrezave më të mëdha mesjetare në vend, që përbën burimin kryesor të të dhënave rreth popullsisë përgjatë njëmijëvjeçari (shek. V deri në shek. XIV). Përmes këtij projekti pritet të mësojmë më shumë për organizimin topografik të varrezës, riteve funerale, paleodemografisë (ushqimit, sëmundjeve, gjenetikës, mobilitetit), kodeve sociale dhe prodhimeve e shkëmbimeve ndërajonale të popullsisë. Qëllimi final është të njihet në mënyrë të plotë organizimi i vendbanimit, nëpërmjet eksplorimit pa gërmime, i një lagjeje të patrajtuar deri më tani.

Në zonën e Sardës do të vijohen punimet në pjesën e sipërme të qytetit, duke përfshirë kishën, ku kanë filluar gërmimet një vit më parë. Pjesë e hulumtimeve për të dytin vit radhazi, është edhe gjurmimi i pjesën së poshtme të qytetit, i cili gjendet nën ujë.

Projekti do të zhvillohet nga Instituti i Arkeologjisë, nën drejtimin e arkeologeve Etleva Nallbani dhe Elvana Metalla.

Shpërndaje