Miratohet në parim projekti për restaurimin e “Xhamisë së Plumbit”…

Shpërndaje

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, ka miratuar në parim projekt restaurimin “Xhamia e Plumbit”, Shkodër, Monument Kulture i Kategorisë l-rë.

Ndërhyrja e veçantë në zonën mbrojtëse të pasurisë kulturore, në sinergji me vlerat historike e kulturore, arkitekturore e fetare përfshin restaurimin e objektit në interior dhe fasadë, ringritjen e minares, si dheduke përfshirë sistemimin e digave.

Specialistë të DRTK Shkodër, po monitorojnë firmën kontraktuese ‘’Kadioglu Insaat Taahhut Kollektif Sirketi İsmet Kadioglı/Adem Kadioglu’’, e cila është stacionuar në sit, dhe ka nisur punën për kryerjen e sondazheve gjeologjike në territorin ku do të ngrihet sistemi mbrojtës.

Sondazhi që po kryhet do të evidentojë morfologjinë e tokës, rezultatet e të cilit do të percaktojnë dhe materialin e duhur për ngritjen e digës, që do parandalojë dhe rrezikun e përmbytjes së objektit.

Xhamia e Plumbit, është ndertim i vitit 1768 nga themeluesi i pashallekut Mehmet Pasha, dhe një ndër objektet, më të veçanta të kultit islam në Shqipëri.

Shpërndaje