Nga Taulant Kopliku
Jane te tmerrshem. Jane kaq te indoktrinuar saqe nuk po njoh me as miqte e mij me te vjeter me te cilet ne vite na kane ndare bindjet, por me pas kemi perfunduar ne birra dhe ndeshje futbolli.
E kane kthyer çeshtjen e teatrit ne nje beteje jete a vdekje ideologjike saqe kacafyten keqas edhe nese thjeshte ia permend.
Habitem si mundet ta kene urryer aq shume ate ndertese, ndoshta me shume sesa Lali fiku urren Tiranen e vjeter te cilen po kerkon ta zhduke nga faqja e dheut.
Keta sikur i ushqen, sikur i ngop goditja e fadromave. Dikur Berisha therriste rruspa, rruspa duke trembur dynjane neper Tirane, por ndersa doktori kishte fjalet, keta kane veprat.
Dhe fansat ekzaltohen dhe po festojne prej pese ditesh, sikur ka fituar Rama mandatin e trete.
Po sa vizionare jane mor aman. Kane njohuri ekselente per skenen e levizshme qe do te behet, per sistemin e ngrohjes, per akustiken, per ndriçimin e madje edhe per bojen qe do te perdoret. Jane eksperte te njohjes se mureve te tallashit, minjve te races, moles qe gerryu perdet, dhe padyshim eres se qenefeve te atij objekti qe e urrejne me shume se kobra mangusten.
Dhe, rrejne. Normalisht rrejne pafund sa behen qesharake.
Kane dy vjet qe ia kane mbushur mendjen vetes dhe femijeve te tyre se aty ka qene stalle kuajsh.
Iu doli rrena nga historianet dhe arkitektet.
Thane qe paska qene nje dopolavoro fashiste e cila per vete ate emer armik duhej shembur.
Me fotofakte doli qe kishte qene perveçse nje kinoteater, edhe nje qender e mirefillte e studimeve albanologjike e drejtuar nga njefare Ernest Koliqi. Apo ky si armik i poshtetit popullor nuk duhet permendur.
Na dolen me teorine e mureve te zdrukthit. Normal se ku din nje gar se cfare perdoret per nje akustike perfekte? Rrejten prape dmth.
Na u hodhen ne fyt per rrezikshmerine nga termetet. U ça dheu ne Nentor, por teatri nuk mori nje plase. Plasen nga inati se dolen prape rrencake te keqinj.
He mo se nje bingo ishte. E mbushen dynjane me ate manipulim saqe u krijua idea se ne sallen e Teatrit therrisnin gjithe diten bingo. Ata qe e njohin mire historine e dijne te verteten sesi nje sektor i teatrit u dha per ca vite me qera.
E zgjidhem perfundimisht thane. Do ta beje bashkia. Mbyllni gojen na thane se nuk do te kete kulla. Asnje kulle aty. Rrejten prape. Rrena nuk zgjati as 3 dite dhe kullat u bene teme e nje bisede qe deshen ta mbulojne me rrena.
Kush jam une qe flas? Militant i Bashes? I Monikes? Pretendent per ndonje cope torte nese vijne ne pushtet?
Jo, jo. Per mua jane gjysma tjeter e se keqes. Ta shkruaj me te madhe kete. GJYSMA E DYTE E SE KEQES. Jam rreshtuar ne kete beteje te pabarabarte, perkrah qendrestareve te teatrit kombetar. Jam rreshtuar sepse eshte e pafalshme dhe e pamoralshme perballe femijeve te mij, te rri ne heshtje per masakrat qe kjo politike ne bashkepunim me oligarkine, po i bejne copezave te mbetura te trashegimise kulturore.
Ne realitet diçka nuk ia fal kurre vetes. Sepse jam ai qe shkarraviste artikuj plot ngazellim ne veren e 2013 duke pritur ardhjen ne pushtet te Edi Rames si shpetimtar i ketij vendi. Sa turp per çfare kam shkruajtur per kete kodosh.
Por me turp per miqte e mij qe mbrojne te pambrojtshmen. Minarja ne thes nuk hyn dot, thote populli. Maksimumi kulla e sahatit. Asaj po qe ia bejne dermanin mjeshtrat. Le te rezistojme. Tirana eshte zemra e Shqiperise. Mos ia leme barbareve.