Minutat e fundit, Nard Ndoka në listën e Shkodres, arrihet marrëveshja me Bashen…

Shpërndaje

Pas negociatave të gjata përgjatë gjithë ditës së sotme, e mërkurë 24 shkurt, Lulzim Basha në limitet e skadimit të afatit për arritjen e marrëveshjes së koalicionit për zgjedhjet e 25 prillit,  ka arritur të marrë edhe firmën e Nard Ndokës së demokristianëve. Ai do të jetë i pesti në listën e PD për Shkodrën.

Në orët e vona të mbrëmjes, në selinë blu u rikthyen dhe Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

Të  dy aleatët kërkonin që logoja e partive të tyre të përfshihet poshtë emrit të koalicionit dhe kjo është pranuar nga Basha.

Agron Duka do të garojë i dyti në listën e PD për Durrësin.

“Për këtë kam rënë dakord me Bashën një muaj e gjysmë më parë.”

Ndërsa kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ishte i pari sot që firmosi marrëveshjen e koalicionit  “Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim” me Bashën edhe pse ishte i fundit që mbylli negociatat.

Në selinë blu ishte edhe përfaqësuesi i Bamir Topit, kreu i FRD Sali Shehu, por doli pa hedhur firmën pasi kërkoi të konsultohet me kryesinë e partisë.

Në përfundim të takimit me Lulzim Bashën ai deklaroi se i kërkoi kryedemokratit që partia e drejtuar nga ish-presidenti Bamir Topi të jetë e përfaqësuar në këtë koalicion, ndërsa pretendimet janë për një mandat të sigurt në Tiranë.

Propozimin do ta diskutojmë me partinë. Besoj se do të kemi lajme të miraKemi kërkuar të jemi të përfaqësuar në këtë koalicion që aspiron për një fitore plebishitare, që e meritojnë shqiptarët. Gjërat në detaje do i konsumojmë rast pas rasti” tha ai.

Ndërkohë LSI do të garojë në listë më vete.

Rtv Ora, zbardhi më herët marrëveshjen e cila përbëhet nga 6 pika, ndërsa forcat politike nënshkruese angazhohen për të garuar bashkë në 25 prill. 

Në marreveshje nuk detajohen vendet qe i rezervohen aleateve në lista ndersa thuhet se përfaqësimi do të bëhet bazuar në peshën elektorale të secilës prej partive.

Koalicioni ‘‘Aleanca për ndryshim”
PD, kryetar Luzim Basha (Udhëheqëse e koalicionit)
PAA, kryetar Agron Duka
LZHK, kryetar Dashamir Shehi
FRD, Bamir Topi
PBDNJ, kryetar Vangjel Dule
PR, kryetar Fatmir Mediu
Balli Kombëtar, kryetar Artur Roshi (Pjesë e opozitës parlamentare)
PDK, kryetar Nard Ndoka
PDIU, kryetar Shpëtim Idrizi
Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova
Bashkimi Demokrat, Ylber Valteri
Mendimi Djathtë Liberal, Mustafa Lici
Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami
Kristian Demokrate, Dhimitër Muslia 

Shpërndaje