Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka prezantuar në Shkodër nismën e qeverisë “Bonusi i Rijetëzimit “ . Margariti vuri në dukje se kjo nismë është pjesë e programit afatgjatë sipas vizionit qeveritar “Shqipëria 2030”. Bonusi i rijetëzimit ka një vlerë prej 100 milionë lekësh me anë të të cilave do të investohet në zonat historike të të gjithë vendit.
Gjatë prezantimit të programit,ministrja Margariti sqaroi dy skemat dhe shumat përkatëse. Mbështetja financiare në formë grantesh do jetë jo vetëm për pronarët e ndërtesave të zonave historiko-muzeale,por edhe ku ka banesa me vlera të veçanta.
Ministrja Margariti diskutoi dhe sqaroi të pranishmit në sallë,banorë të ndërtesave në zonat historike, për mënyrën e plotësimit të dokumentacionit. Margariti vuri në dukje se shumë shpejt aplikimi do të bëhet on –line nëpërmjet e –Albania .