Ministrja e Financave: Ja sa persona kanë marrë pagesat nga paketa e parë

Shpërndaje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se nga 60 mijë e 790 qytetarë të cilët janë aprovuar për paketën e parë,  deri në këto momente, 54 mijë prej tyre janë disbursuar, çka do të thotë se e kanë marrë tashmë pagën e luftës.

“Nga të gjithë personat e paketës së parë  vetëm 191 persona nuk janë proceduar ende,  nga 60 mijë e 790 të aprovuar, nga të cilat sot janë të disbursuar 54 mijë.  Diferenca mes të aprovuarve dhe të disbursuarve është në kufirin e një apo dy ditëve”, u shpreh Denaj.

E pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me raportet e masave shtrënguese dhe humbjeve financiare, Denaj tha:

“Mbyllja është rezultat i një pune të një grupi ekspertësh që kanë vlerësuar  jo situatën ekonomike, por jetën e njerëzve. Megjithatë ekonomia është zgjeruar në qasjen ndaj hapjes dhe kjo nuk ka ardhur vetëm si rezultat i frikës së njerëzve, por dhe studimit që ka bërë grupi që kjo hapje graduale të mos krijojë një rikthim. Nuk ka sot asnjë vend në botë që të mos ketë patur një efekt ekonomik”, u shpreh Denaj duke thënë se pagesa e vendosur prej 26 mijë lekësh është vendosur mbi bazën e pagës minimale me synim përfshirjen e sa më shumë njerëzve./Opinion.

Shpërndaje