Ministrja e Financave, Anila Demaj, është në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka folur për situatën aktuale ekonomike në Shqipëri gjatë pandemisë së koronavirusit.
“Sa është rritur borxhi?”, ka qenë një nga pyetjet së cilës i është përgjigjiur ministrja.
“Deri tashmë parashikimi është dyfishim i deficitit buxhetor, mund të rritet, por në qershor mund ta konfirmojmë. Para pandemisë ka qenë 66.3, ne mendojmë që do shkojmë afër 80, ndoshta edhe më shumë. Ne po bëjmë të mirën e mundshme që të financojmë çdo nevojë, shërbim”, është përgjigjur ministrja.
“A do ketë një paketë të tretë ndihme?”, e ka pyetur Arian Çani ministren. “Nuk kemi adresuar së fundmi nevojën e një pakete të tretë ekonomike”, është përgjigjur ministrja.
“Sa biznese priten të falimentojnë?”, e ka pyetur Çani ministren Demaj. “700 për këtë periudhë, por gjithsesi ky nuk është një numër përfundimtar. Kemi edhe një numër të madh biznesesh që jo gjithmonë janë produktivë, bizneset e vogla ka një rrezikshmëri të mbyllen”, ka thënë ajo.