Ministria e Shëndetësisë e pranon: 2 të infektuar te paraburgimi 302, janë transferuar

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar vatrën e re të koronavirusit në burgje, duke deklaruar se dy të paraburgosur në Burgun 302 në Tiranë janë infektuar. Ajo deklaron se tashmë ata janë tranferuar nga ky institucion.

A ka te prekur nga Covid ne burgun 302 apo ndonje institucuon tjeter te vuajtjes se denimit vec 313?

2 të burgosur kanë qenë ne paraburgim dhe janë transferuar.

Vatra e parë e infeksionit në burgje, u shfaq te 313-ta. Deri tani ka shkuar në 740 numri i të infektuarve nga koronavirusi në vendin tonë.

Shpërndaje