Ministria e Shëndetësisë apel 4 kategorive të rriskuara nga Covid-19: Mos i harroni këto rregulla

Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë ka listuar të gjitha kategoritë e rriskuara nga Covid-19 duke treguar edhe masat që duhet të respektojnë për të shmangur infektimin.

Kush janë personat më të rrezikuar nga COVID-19?

1-Personat mbi 65-vjeç
2-Personat me gjendje shëndetësore si sëmundje të zemrës, mushkërisë, astmë, diabet
3-Personat që janë në trajtim për kancer
4-Personat me sistem imunitar të dobët

Ajo thotë se tashmë duhet të bashkëjetojmë me realitetin e ri dhe të mos harrojmë asnjëherë këto rregulla për parandalimin e Covid-19:

-Mbajtja e higjienës personale, larja e duarve dhe dezifektimi i objekteve që prekni me shpesh.
-Distancimi fizik dhe shmangia e vendeve të populluara.
-Mbajtja e maskës në vendet që rekomandohet.
-Ju lutemi ndiqni videon, personat më të rrezikuar nga koronavirusi dhe si duhet të mbroheni

Shpërndaje