Ministri Klosi: Vështirë të kemi dasma këtë vit

Shpërndaje

Koronavirusi me shumë gjasa do të shtyjë dasmat në Shqipëri për këtë vit.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i ftuar në emisionin “Opinion” tha se dasma sipas modelit tradicional është e vështirë që të ketë. Kjo sepse sipas tij ato janë evente ku është e pamundur që të ruhet distanca sociale.

Bledi Fevziu – A do të kemi dasma këtë vit?

Blendi Klosi – Dasma ka po me kushtet e koronavirusit. Dasëm dasëm do jetë shumë e vështirë sepse varet se si do shkojë ekonomia.

Blendi Fevziu – Po mirë kampionatin europian i shtymë, lojrat olimpike i shtymë, do të shtyjmë dhe dasmat?

Blendi Klosi – Martesa mund të bëhet por dasma është pikëpyetje. Do jetë shumë e vështirë të hapen sepse janë gjëra masive të vështira të kontrollueshme janë aktivitetete ku nuk respektohen distancat. /Opinion.al

Shpërndaje